Autori i dy golave të shënuar për Juventusin në ndeshjen e parë ndaj Totenhamit, Gonzalo Higuian, është rikuperuar plotësisht dhe është përfshirë në grupin e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales kundër Totenhamit në kuadër të Ligës së Kampionëve, që në program është nesër mbrëma me fillim në ora 20:45 në Londër.
Sulmuesi argjentinas mungoi në dy ndeshjet e fundit pas dëmtimit të kyçit të këmbës, mirëpo tashmë ndjehet mirë dhe është i gatshëm për tu paraqitur.
Megjithatë jashtë grupit ka mbetur kroati Mario Manxhukiç, i cili nuk arriti qëtë rikuperohet me kohë pas problemeve me muskujt.
Federiko Bernardeski dhe Huan Kuadrado gjithashtu nuk janë pjesë e futbollistëve të grumbulluar për shkak dëmtimit.
Në listën e Masimiliano Alegrit rikthehet mbrojtësi i krahut të djathtë, Matia De Shiljo.
Rikujtojmë ndeshja e parë në “Juventus Stadium” ishte mbyllur me barazimin 2:2.