Ish futbollisti i Shkëndiëjs i siguroi fitoren Bregallnicës (VIDEO)

Skuadra e Bregallnicës që sezonin e kaluar garonte në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, me këmbë të mbarë ka nisur stinorin pranveror në Ligën e Dytë – Lindje, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga në teren vendas me rezultatin minimal 1:0 mundi ekipin e Tikveshit nga Kavadari, ndërsa golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi ish futbollisti i Shkëndijës, Ivan Mitrov në minutën e 33-të.

Ishte kjo fitorja e 8-të këtë edicion për Bregallnicën, skuadër kjo që tashmë ka 28 pikë në vendin e tretë, vetëm një pikë më pak se Boreci i vendit të dytë që gjatë ditës së sotme mundi Plaçkovicën, teksa vendin e parë mban Bellasica me 33 pikë.

Leave a Reply