Milani ka pësuar një humbje të papritur në “San Siro” në kuadër të javës së 33-të në Serie A, pasi u mposht nga Empoli i Frederik Veselit me rezultatin 1:2, njofton “infOSport.mk”.
Empoli bëri një ndeshje të madhe dhe arriti të marrë një fitore që e mban larg rënies nga Seria A, pasi distanca me Krotonen e vendit të 18-të mbetet sërish në 5 pikë. Golat e El Kaduri dhe Tiam zhvlerësuan atë të Lapadulës, teksa Suso në këtë përballje humbi edhe një 11 metërsh duke i ndërlikuar pozitat e Milanit për të siguruar një vend për në Kupat e Europës.
Aktualisht Milani mban pozitën e 6-të me 58 pikë, duke lëshuar në këtë mënyrë rastin për ti ikur 5 pikë Interit që mbrëmë pësoi një disfatë 5:4 nga Fiorentina në “Artemio Franki”.