Ndeshjet e javës së 27-të në “Serie A”, që u anuluan për shkak vdekjes tragjike të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori do të zhvillohen me datë 3-4 prill, ndërsa vetëm data e ndeshjes derbi midis Milanit dhe Interit do të përcaktohet plotësisht.
Federata e Futbollit italian dëshiron të sheh fillimisht rezultatin e “rossonerëve” në Liga Europa. Gjithashtu mund të shtyhet edhe ndeshja finale e Kupës së Italisë midis Milanit dhe Juventusit, e paraparë për 9 maj, mirëpo një gjë e tillë do të komentohet vetëm pas ndeshjeve të Liga Europa.
Gjithashtu mbetet e paqartë edhe data e zhvillimit të ndeshjes midis Atalantas dhe Sampdorias e paraparë për me datë 14 mars, pasi në atë kohë skuadra e Etrit Berishës do të zhvillojë ndeshjen e mbetur kundër Juventusit.