Beshiktashi ka shënuar fitore 2:0 në derbi ndeshjen e javës së 24-të ndaj Trabzonsporit, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një super ndeshje, në të cilën kampionët në fuqi të Turqisë ishin kundërshtarë më i mirë dhe në fund me plotë meritë nga Trabzoni u larguan me tre pikë të plota, edhe atë duke iu falënderuar holandezit, Rajan Babel, i cili shënoi të dy golat.
Golin e parë Babel e realizoi në minutën e 71-të, ndërsa vetëm 7 minuta më pas, sërish pas një asisti të spanjollit Negredo, holandezi realizoi edhe golin e dytë, me të cilin vulosi fitoren e 13-të këtë edicion në Superligën turke.
Me këtë fitore Beshiktashi tashmë numëron 47 pikë, vetëm tre pikë më pak se dyshja kryesuese e Galatasarajit dhe Beshiktashit, teksa Trabzonspori pas kësaj disfate mbetet në kuotën e 36-të pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 7-të.
Golat nga derbi ndeshja midis Trabzonsporit dhe Beshiktashit, mund ti ndiqni KËTU: