Maqedonia fituese e turneut “Adem Jashari” në futsall (VIDEO)

Kombëtarja e Maqedonisë është fituese e edicionit të 9-të të turneut ndërkombëtar “Adem Jashari” në futsall, që organizohet tradicionalisht nga Federata e Futbollit e Kosovës, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Bozhoviç në finalen e madhe e mundën Shqipërinë, edhe atë vetëm pas ruletit të penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultatin 3:3.

Me barazim u mbyllën edhe dy vazhdimet dy herë nga 5 minuta, kur skuadrat shënuan edhe nga dy gola të tjerë për rezultat, 5:5.

Shqipëria ishte shumë afër fitores pasi në vazhdimin e dytë hyri me dy gola epërsi, por Maqedonia arriti që të shënojë dy gola në minutën e fundit. Madje, goli i barazimit, të cilin e shënoi lojtari i Futsal Shkupit, Ylber Alili u realizua kur në semafor kishin mbetur vetëm edhe 0.7 sekonda lojë.

Ylber Alili, goli i shenuar ne vetem 0.7 sekonda para perfundimit te ndeshjes

GOLI I YLBER ALILIT VETËM 0.7 SEKONDA I SHËNUAR NDAJ SHQIPËRISË*************************************Futbolli në palestër, andaj po bëhet gjithnjëmë i dashur në mesin e të rinjëve

Публикувахте от infosport.mk в 4 март 2018 г.

Të parët që shënuan në këtë ndeshje ishin lojtarët e Shqipërisë, të cilët iu gëzuan golit me anë të Taulant Shkodrës, që në minutën e 5-të. Maqedonia barazoi në minutën e 12-të me anë të Zoran Levevskit nga pika e bardhë, teksa Ylber Alili vetëm dy minuta më pas shënoi edhe golin e dytë, për epërsinë e parë të Maqedonisë në këtë ndeshje.

Me rezultatin 2:1 u mbyll edhe pjesa e parë e këtij takimi, ndërsa pas 6 minutave lojë në pjesën e dytë, Agon Ramadani shënoi për 2:2. Maqedonia sërish kaloi në epërsi, kësaj rradhe me anë të Taulant Ismailit (29’), teksa dy minuta ara fundit të takimit Shqipëria me anë të Narcis Alibegut barazoi shifrat në 3:3.

Pas këtij rezultati skuadrat shkuan në vazhdime, ku të pranishmit në palestrën kryesore në Prishtinë patën mundësinë të shohin edhe 4 gola të tjerë dhë një futboll mjaft interesant.

Halim Selmanaj shënoi golin e parë në kohën e vazhdimeve, duke sjellë epërsinë 4:3 të Shqipërisë, skuadër kjo e cila në minutën e 49-të shënoi edhe golin e pestë me anë të Alibegut. Mirëpo kur të gjithë menduan se Shqipëria do i gëzohet fitores dhe triumfit në këtë turne, ashtu nuk menduan edhe dy lojtarët shqiptarë Ferid Agushi dhe Ylber Alili, të cilët në minutën e fundit mposhtën dy herë portierin e Shqipërisë, Fidan Gashi.

Në ruletin e penaltive lojtarët e Maqedonisë u treguan të pagabueshëm, me Levevskin, Agushin dhe Ismailin, i cili shënoi edhe golin vendimtarë, për 3:2, teksa për Shqipërinë realizuan Alibegu dhe Mejzini, teksa gaboi Agon Ramadani.

Maqedonia fituese e turneut "Adem Jashari" në Prishtinë Ndeshja ne kohen e rregullt u mbyll me barazimin 3:3, qe me pas edhe pas vazhdimeve dy here nga 5 minuta rezultati te mbetet i barabarte, mirepo edhe me nga dy gola te tjere shtese, 5:5. Ne ruletin e penaltive Maqedonia u tregua me e suksesshme, duke shenuar fitore me rezultatin 3:2, ashtu qe ne fund me rezultatin e pergjithshem 8:7 iu gezua trofeut.

Публикувахте от infosport.mk в 4 март 2018 г.

Në ndeshjen për vendin e tretë Kosova A e ka mposhtur vetëm pas penalltive Kosovën U21, me rezultat 3:2, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll 3:3. Golat për Kosovën A i shënuan Shkodran Loshaj (7’), Shpend Brahimi (8’) dhe Dardan Topilla (12’), derisa golat për Kosovën U21 i shënuan Mërgim Dervishaj (25’), Melos Kelmendi (31’) dhe Mërgim Dervishaj (32’).

Në gjuajtjet e penalltive më efikas u treguan futbollistët e Kosovës A, të ciët shënuan tre gola, derisa ata të U21 shënuan vetëm dy nga katër gjuajtje.

Leave a Reply