Nuhiu: Kishim raste më shumë se Rabotniçki, merituam më tepër se barazimi (VIDEO)

FC Shkupi barazoi 1:1 sot me Rabotniçkin në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 22-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Trajneri i FC Shkupit, Ardian Nuhiu pas ndeshjes është shprehur i kënaqur me lojën e treguar nga ekipi i tij dhe thotë se merituan më shumë se barazimi.

“Fillimisht i uroj futbollistët për luftën që treguan në një fushë të rëndë si kjo, në të cilën është e vështirë të luash futboll të mirë. Kishim raste më tepër se kundërshtari, por edhe posedimin e topit e kishim më shumë. Kishim edhe penallti ku nuk arritëm që ta realizojmë, por sikur ta realizonim ndeshja do të mirrte kahje tjetër. Pranuam një gol, por më vjen mirë që ekipi prap tregoi karrakter dhe nuk u dorëzua deri në fund. Mendojë që me meritë e barazuam dhe pse e merituam më tepër”, është shprehur trajneri Ardian Nuhiu pas ndeshjes.

Leave a Reply