Vardari mposhtet nga Sileksi, -14 pikë pas Shkëndijës (VIDEO)

Në kuadër të xhiros së 22-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, skuadra e Vardarit është mposhtur nga Sileksi me rezultat 2:3. Golat për fitoren e skuadrës nga Kratova i shënuan Gligorov dhe dy herë shënoi Timov, ndërsa për Vardarin dy goalat i realizoi Popzllatinovi.

Kujtojmë që Vardari këtë sfidë e zhvillojë me lojtarët e rinjë si arsye bojkoti ndaj Federatës së futbollit të Maqedonisë. Me këtë disfatë, Vardari thellon krizën në 14 pikë diferencë nga vendi i parë i tabelës që mbahet nga Shkëndija e Tetovës me 56 pikë./InfOSport.mk

Leave a Reply