Zbardhen formacionet zyrtare për “El Clasico” (FOTO)

Sonte e gjithë vëmendja është e përqëndruar në “Santiago Bernabeu”, aty ku Real Madridi do të mirëpret Barcelonën në një ndër ndeshjet më të mëdha të futbollit evropian vite me rradhë, njofton “infOSport.mk”.

Reali i Madridit me fitore eventuale do të ishte shumë pranë titullit, ndërsa në anën tjetër Barcelona do të rikthehej në “luftë” për titullin e kampionit.

Trajneri Zinedine Zidane sonte në fushë pritet të zbresë formacionin e njëjtë me të cilin luajti edhe në ndeshjen kundër Bajernit të Munihut në Ligën e Kampionëve.

Garet Bejll edhe pse është grumbulluar nga ana e trajnerit Zinedin Zidane, ai nuk do të luaj që nga minuta e parë, ndërsa në vend të tij do të luaj Isko. Pjesa tjetër e skuadrës pritet të jetë ajo që është paraqitur edhe në ndeshjet e fundit.

Në anën tjetër trajneri spanjoll, Luis Enrike sonte në “Santiago Bernabeu” nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e brazilianit Nejmar,  i cili është i pezulluar, por pjesa tjetër e skuadrës do të jetë më e mira, ndërsa në vend të brazilianit do të luaj sulmuesi spanjoll, Pako Alkaser.

Ndeshja ndërmjet Realit të Madridit dhe Barcelonës zhvillohet sonte me fillim në ora 20:45.

 

Leave a Reply