Shkëndija me dy mungesa ndaj Pobedës

Shkëndija të shtunën ndaj Pobedës do të zhvillojë ndeshjen e tretë të drejtëpërdrejtë gjatë sezonit aktual, ku do të kërkojë edhe fitoren e dytë dhe të parën në Tetovë, duke pasur parasysh se ndeshja e shtatorit të vitit të kaluar mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me barazimin 3:3, njofton “infOSport.mk”.

Gjatë ditës së nesërme trajneri Qatip Osmani nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Enis Falzagiç, i cili u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Akademia Pandev, ndërsa për shkak të atij dëmtimi të pësuar që në Antalia të Turqisë, Arbin Zzejnullai, vazhdon të stërvitet individualisht, duke mos qenë ende i gatshëm për të ndihmuar skuadrën.

Shkëndija shihet si favorit absolut në takimin ndaj Pobedës, ndaj së cilës skuadër do të jetë në kërkim të fitores së 18-të gjatë këtij edicioni. Shkëndija me 53 pikë kryeson bindshëm renditjen tabelare në elitën e futbollit vendor, teksa Pobeda me 21 pikë ndodhet në pozitën e 8-të.

 

Leave a Reply