Skuadra e Lionit ka pësuar një disfatë të papritur ndaj Kaenit në transfertë (0:1), me ç’rast është përshëndetur nga Kupa e Francës, që në fazën çerekfinale.
Elimini i skuadrës nga “Zherland” i ka hapur dyert skuadrës së Paris Sen Zhermenit drejt triumfit në kuadër të këtij turneu, duke pasur parasysh se “parisienët” janë skuadra e vetme nga ata të mëdhatë, që kanë sigurar një vend për në ndeshjet gjysmëfinale.
Golin e vetëm për Kaenin në përballjen e së enjtes në mbrëmje e realizoi Ismael Diomande në minutën e 77-të, kur përfitoi nga një harkim në zonën kundërshtare dhe nga afërsia me kokë arriti që të mposhtë portierin mysafir, Lopes.
Në këtë mënyrë Kaen ju bashkohet skuadrave të Paris Sen Zhermen, Shambli dhe Erbier në gjysmëfinale të Kupës.