Arbin Zejnullai vazhdon rikuperimin, ende s’është i gatshëm për lojë!

Futbollisti i talentuar i Shkëndijës së Tetovës, Arbin Zejnullai ende nuk ndjehet i gatshëm për tu aktivizuar në ndeshje futbolli. Zejnullai po vazhdon rikuperimin e tij sipas instrukcioneve të dhëna nga mjekët, ndërsa në seancat stërvitore mesfushori “kuqezi” po stërvitet i vetem me një intenzitet më të ulët.

Kështu Arbini do ta ndjekë nga tribunat ndeshjen ndaj Pobedës që Shkëndija do ta zhvillojë të shtunën në Tetovë. Kujtojmë që Zejnullai para udhëtimit për në Antali në përgatitjet dimërore, gjatë një stërvitjeje rutinë pësoi frakturë të kockës metatarsale të 5-të të shputës së majtë./InfOSport.mk

Leave a Reply