FC Shkupi do të ketë dy mungesa të rëndësishme në derbin ndaj Rabotniçkit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë që do të zhvillohet këtë fundjavë.
Stefan Vujçiç nuk do të mund të llogaritet nga trajneri Ardian Nuhiu për shkak lëndimit që morri në ndeshjen me Shkëndijën, ndërsa Ermedin Ademi përballjen ndaj Rabtniçkit do ta shikojë nga tribuna për shkak kartonit të kuq që mori në xhiron e fundit me Pobedën.
Përveç këtyre dy futbollistëve, FC Shkupi do t’i ketë në dispozicion të gjithë futbollistët tjerë. Ndeshja Shkupi-Rabotniçki do të luhet të dielën në stadiumin “Boris Trajkovski” me fillim në orën 14:00./InfOSport.mk