Shkupi-Rabotniçki sërish jashtë Çairit

Fc Shkupi edhe ndeshjen e javës së 22-të në elitën e futbollit vendor do ta zhvillojë jashtë Çairit, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Çairi këtë fundjavë si vendas do të mirëpret Rabotniçkin, në një ndër ndeshjet më interesante të kësaj xhiroje, e cila edhe pse duheshe të zhvillohet gjatë ditës së sotme, e njëjta komplet ishte shtyrë për datë 4 mars.

Kësisoj të gjithë ata tifoz të FC Shkupit dhe Rabotniçkit, ndeshjen në fjalë do të mund ta ndjekin në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, aty ku skuadra nga Çairi i zhvilloi edhe dy ndeshjet e para të stinorit pranveror si nikoqir kundër Akademia Pandev dhe Shkëndijës.

Një gjë e tillë mund të vërehet edhe në paralajmërimin e bërë nga ana e faqes zyrtare të FC Shkupit, ku gjithashtu qëndron se skuadra e tyre madje edhe ndeshjen e  javës së 24-të si vendas përballë Skopjes do ta zhvillojë në Maxhari.

Kjo ndodh për shkak gjendjes së keqe në të cilën gjindet fusha e stadiumit të Çairit si dhe të reshurave të borës që kanë kapluar kryeqendrën tonë, që edhe më shumë kanë vështirësuar gjendjen e fushës së stadiumit në fjalë.

Kësisoj drejtuesit e FC Shkupit do të duhet të punojnë shumë në këtë drejtim, pasi në të kundërtën rrezikojnë që skuadra e tyre varësisht edhe prej kushteve klimatike që do të mbizotërojnë në vendin tonë, që të gjitha ndeshjet e muajit mars si vendas ti zhvillojë jashtë Çairit.

Ndeshjen e parë të stinorit pranveror sipas parashikimeve tona që FC Shkupi mund ta zhvillojë në Çair, do të jetë ndeshja e 22 prillit, kundër Pobedës, edhe pse prap duhet cekur se në varësi prej kushteve klimatike, një gjë e tillë mund të ndodhë edhe me 1 datë prill ndaj Pelisterit.

Leave a Reply