Një episod shumë i çuditshëm vjen nga një ndeshje e fundit mes Selltikut dhe Aberdinit në futbollin skocez, i cili njihet si një kampionat shumë luftarak, ku shpesh jemi dëshmitarë edhe të starteve të ashpëra mes futbollistëve.
I tillë ishte rasti edhe me kapitenin e Selltikut, ndaj të cilit futbollistët kundërshtarë ndërhynë në dy raste ashpër, mirëpo ajo që habiti të gjithë të pranishmit, ishte mënyra e reagimit të tij. Kur të gjithë prisnin që ai të reagojë ashpër, kapiteni i skuadrës së njohur skoceze, Skot Braun, u ngrit në këmbë dhe festonte bashkë me tifozët, të cilët në ato momente të lumtur që skuadra e tyre po avansonte me rezultatin 0:2, ishin duke i’a thënë këngës.