Reprezentuesi i Maqedonisë, Ilija Nesterovski ka qenë protagonist në fitoren 4:1 të skuadrës së tij Palermo ndaj Askolit në Seria B të Italisë. Nesterovski vulosi fitoren e Palermos, duke shënuar një supergol në minutën e 83-të për shifra finale të këtij takimi.
Golat tjerë për Palermon i realizuan Koronado dhe Rispoli që shënoi dy herë, ndërsa për mysafirët golin e nderit e shënoi Biançi.