Espanjolli shokon Realin në fund (VIDEO)

Real Madridi ka pësuar disfatë 0:1 në transfertën ndaj Espanjollit në ndeshjen e parë të javës së 260të në La Liga, njofton “infOSport.mk”.

Golin e fitores skuadra nga Barcelona e realizoi në minutat shtesë të takimit, ndërsa autorë i golit ishte Zherard Moreno.

“Mbretërit” në këtë ndeshje u futën me një formacion eksperimental, duke pasur parasysh se mungonin 7 futbollistë titullarë, në mesin e të cilëve edhe Kristiano Ronaldo.

 

Me këtë vendim trajneri Zinedin Zidan dëshmoi se prioritet kryesor i skuadrës së tij është ndeshja e kthimit ndaj Paris Sen Zhermenit në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian.

Pas kësaj disfate Reali i Madridit mbetet në pozitën e tretë me 51 pikë, ndërsa kjo edhe më shumë i jep gjasa Barcelonës për të shpalur kampion. Skuadra “katalunase” aktualisht ka 7 pikë më shumë se skuadra e dytë në tabelë, Atletiko Madridi, ndaj së cilës skuadër do të takohet të dielën në “Kamp Nou”. Sa i përket Espanjollit, skuadra e dytë nga Barcelona me 31 pikë renditet në pozitën e 13-të.

Leave a Reply