Prej vitesh Murinjo përdor një truk, duke i dërguar në një copë letër mesazh futbollistëve në fushë gjatë lojës. E ka bërë edhe të dielën në ndeshjen kundër Çelzit, kur i dërgoi Nemanja Matiçit një mesazh në letër dhe serbi ka zbuluar sekretin e trajnerit.
Ishte minuta e 81-të e takimit dhe ‘Djajtë e Kuq’ po fitonin 2:1 ndaj Çelzit dhe Bejlli që mori vendin e Sançez i dorëzon një copë letër mesfushorit Matiç. Ky moment nuk i shpëtoi kamerave, madje duke ikuadruar dhe brazilianin Villian që kërkoi ta lexonte ç’ishte shkruar. Nga shtëpia të gjithë kanë menduar një rreshtim taktik për minutat e fundit apo ndonjë këshillë për mbrojtjen.
Por kureshtjen nuk e ka lënë gjatë pikërisht letërpritësi, Nemaja Matiç që ka hedhur në rrjetet sociale foto të letrës që mori në fushë: “You have three days off”, që do të thotë “ Keni 3 ditë pushim”.
Murinjo kishte siguruar një 3 pikësh shumë të rëndësishëm në atë moment dhe futbollisti më i besuar që ai ka në fushë kish marrë sinjalin e duhur të motivimit, për 9 minuat e mbetura të ndeshjes.