LPFM-java 21: 4 ndeshje, 5 penalti, vetëm një e realizuar (VIDEO)

Ndeshjet e javës së 21-të në elitën e futbollit vendor përveç se u përcollën me të reshurat e borës, do të mbahen mend  edhe për nga numri i penaltive të akorduara dhe kartonëve të kuq, njofton “infOSport.mk”.

Në gjithsej 4 ndeshje të zhvilluara (ndeshja Sileksi-Pelisteri u anulua), u regjistruan 5 kartonë të kuq dhe 5 penalti, nga të cilat vetëm njëri u realizua.

Filip Najdovski shenon per Pobeden ndaj FC Shkupit

POBEDA NGUSHTON EPËRSINË E FC SHKUPIT, NAJDOVSKI SHËNON NGA PIKA E BARDHËPOBEDA – FC SHKUPI 1:2(F. Najdovski 43')

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

Ekzekutues i saktë doli të jetë futbollisti i Pobedës, Filip Najdovski, i cili shënoi golin e parë në barazimin 3:3 ndaj FC Shkupit, teksa nuk arriti të shënojë edhe dyshja më efikase në elitën e futbollit vendor, Ferhan Hasani – Besart Ibraimi.

Ferhan Hasani humb penalti ndaj A. Pandev

AI MOMENTI KUR FERHAN HASANI HUMBI PENALTINESHKENDIJA – A. PANDEV 0:0

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

Që të dy nuk arritën dot të mposhtin portierin e Akademia Pandev,  Nikolla Vujanac, i cili ishte me fat në penaltinë e parë të ekzekutuar nga Hasani, kur shtylla u tregua aleate e tij, teksa në penaltinë e dytë mjaft mirë lexoi anën e Besart Ibraimit, i cili në këtë mënyrë mbeti në kuotën e 15 golave të shënuar.

Besart Ibraimi humb penalti ndaj A. Pandev

Çfare po ndodh me Shkendijen, pas Hasanit, edhe Ibraimi humb penalti perballe A. Pandev

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

Përveç dyshes së Shkëndijës, nga pika e bardhë nuk mundi të shënojë edhe Ermedin Adem i FC Shkupit, si dhe francezi i Skopjes, Zhoel Bopesu, goditja e të cilit përfundoi jashtë kuadratit në ndeshjen ndaj Renovës, transmeton “infOSport.mk”.

Ermedin Adem humb penalti ndaj Pobedes

SHKUPI HUMB PENALTI, TOFILOSKI NDAL GODITJEN E ERMEDIN ADEM E gjithe kjo ndodhi ne minuten e 12-te, kur portieri Tofiloski ndali ne menyre te palejuar sulmuesin, Bazhe Ilijoski

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

E gjithë kjo në ndeshjen e zhvilluar në Autokomandë ndodhi në minutata shtesë të takimit, kur Bopesu nuk arriti që të shënojë edhe golin e dytë personal ndaj skuadrës tetovare, me ç’rast në fund ndeshja u mbyll me barazimin 1:1.

Penaltia e Skopjes

ARBITRI TEMELKOV MORRI GUXIMIN QË TËTREGOJË NË PIKËN E BARDHË NË MINUTAT SHTESË TË TAKIMIT, MIRËPO FUTBOLLISTI I SKOPJES HUMB DHURATËN E BËRË NGA ANA E ARBITRIT KRYESOR

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

Filip Najdovski shenon per Pobeden ndaj FC Shkupit

POBEDA NGUSHTON EPËRSINË E FC SHKUPIT, NAJDOVSKI SHËNON NGA PIKA E BARDHËPOBEDA – FC SHKUPI 1:2(F. Najdovski 43')

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

Leave a Reply