Futsal Shkupi nuk njeh kundërshtarë

Futsal Shkupi ka regjistruar edhe fitoren e 14-të në 16 ndeshje të zhvilluara në elitën e futsalit vendor, duke vazhduar në këtë mënyrë serinë e fitoreve të njëpasnjëshme, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores së madhe javën e shkuar ndaj rivalit të drejtëpërdrejtë për titull Velesit, skuadra kampione në fuqi sonte në Gjevgjeli mundi Cikon me rezultatin 3:8. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0:2 falë golave të shënuar nga Ylber Alili dhe Ivan Sotirovski. Alili në pjesën e dytë, e cila ishte shumë më interesante  shtoi edhe një gol tjetër, duke shënuar “dopietë”, njëjtë sikurse edhe Erkan Seferi dhe Ismet  Ceka, që vazhdon me formën e tij të shkëlqyeshme gjatë këtij edicioni. Rikujtojmë kjo treshe ka marrë ftesë nga ana e trajnerit Bozhoviç, për të përfaqësuar Maqedoninë në turneun Adem Jashari në Prishtinë me datë 3 dhe 4 mars, ndërsa përveç tyre dhe Ivan Sotirovskit gjatë pjesës së parë, në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Arsim Fazliu.

Falë kësaj fitore Shkupi tashmë numëron 42 pikë, dy më shumë se Velesi që në teren vendas mundi Zhelezarecin me rezultatin 14:3.

Leave a Reply