Toni Tipuriç ka bërë një debutim ëndërrash me fanellën e FC Shkupit, duke shënuar që në ndeshjen e tij të parë me fanellën e skuadrës nga Çairi, njofton “infOSport.mk”. Goli i parë i FC Shkupit erdhi pas një ndërprerje, kur pas harkimit nga rivënia e këndit, Tipuriç u gjind më së miri në zonën kundërshtare dhe nga afërsia shënoi për 0:1.
Toni Tipuriç debuton me gol te FC Shkupi
TIPURIÇ DEBUTON ME GOL TE FC SHKUPIPOBEDA – FC SHKUPI 0:1(Toni Tipuric 5')
Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.
E gjithë kjo ndodhi në minutën e 5-të, teksa vetëm 4 minuta më pas, Ermedin Adem shënoi një super gol me një gjuajtje nga distanca.
Ermedin Adem shenon ndaj Pobedes
GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLERMEDIN ADEM SHËNON NJË SUPER GOL, SHKUPI AVANSON ME DY GOLA EPËRSI NDAJ POBEDA – FC SHKUPI 0:2(E. Adem 9')
Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.
I njëjti futbollist kishte rast për të shënuar edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Shkupin në minutën e 12-të, mirëpo goditjen e tij nga pika e bardhë e ndali portieri vendas, Tofiloski.
Ermedin Adem humb penalti ndaj Pobedes
SHKUPI HUMB PENALTI, TOFILOSKI NDAL GODITJEN E ERMEDIN ADEM E gjithe kjo ndodhi ne minuten e 12-te, kur portieri Tofiloski ndali ne menyre te palejuar sulmuesin, Bazhe Ilijoski
Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.