Rikthehet Arbin Zejnullahu

Futbollisti i talentuar, Arbin Zejnullai, që ishte jashta procesit stërvitor për rreth një muaj pasi theu gishtin e këmbës, sot i është bashkuar ekipit të Shkëndijës në stërvitje.

19-të vjeçari fillimisht për një periudhë do të ushtrojë individualisht me vrapime më të lehta, para se të merr leje nga stafi mjekësor për të ushtruar me ngarkesë maksimale. Ekipi vazhdon me stërvitje të shtunën para dite me seancën e fundit para sfidës të së dielës kundër Akademia Pandevit.

Leave a Reply