Napoli ka angazhuar kroatin, Hrvoe Miliç, edhe atë si futbollistë të lirë, njoftuan nga klubi italian. Mbrojtësi 28-vjeçar ishte lënë i lirë nga skuadra greke e Olimpijakosit gjatë janarit, duke qenë pjesë e tyre vetëm për 6 muaj.
“Serie A” nuk është një kampionat i panjohur për kroatin, Miliç, duke pasur parasysh se gjatë karrierës së tij ai kishte veshur edhe fanellë e Fiorentinës.
Ai te Olimpijakosi ishte transferuar verën e vitit 2017-të, ndërsa te Napoli shihet si zëvendësim për të dëmtuarin, Gulam.
Napoli është lider në kampionatin italian, duke kryesuar renditjen me një pikë më shumë se Juventusi.