Stanojkoviç vazhdon të injorojë shqiptarët, fton vetëm një futbollistë te Maqedonia U19

Përfaqësuesja U 19 e Maqedonisë më 27 shkurt dhe 1 mars do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese me ekipin përfaqësues respektiv të Finlandës. Me këtë rast seleksionuesi i Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviç ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar, ku sërish bie në sy numri i futbollistëve shqiptarë, njofton “infOSport.mk”. Njëjtë sikurse herave tjera, edhe kësaj rradhe Stanojkoviç vazhdon të injorojë talentët shqiptarë, duke ftuar në përfaqësuese vetëm një futbollistë shqiptarë, edhe atë sërish të njëjtin, Agron Rufatin.

Të dyja ndeshjet ndaj Finlandës, përfaqësuesja e Maqedonisë do ti zhvillojë në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup, ndërsa vlen të theksohet gjithashtu se Stanojkoviç për këto ndeshje nuk do të mund të llogaris në shërbimet e Elif Elmas, Dimitar Mitrovski dhe Darko Çurlinov.

Lista e futbollistëve të ftuar për ndeshjet ndaj Finlandës:
PORTIERË: Hristijan Stevkovski (Skopje), Bllagojçe Ivanov (Sileks);
MBROJTËS: Agron Rufati (Lokomotiv Zagreb-Kroaci), Antonio Mitrev (Ballzan-Maltë), Filip Antovski (Vardar), Todor Todorovski (Vardar), Filip Trajanovski (Haken-Suedi), Iliver Stoimenovski (Borec);
MESFUSHORË: Filip Stojçevski (Vardar), Marko Ferukoski (Ofenbah-Gjermani), Enis Fazllagiq (Shkëndija), Jani Atanaosv (Akademia Pandev), Mihail Manevski (Bregallnica), Mile Todorov (Novi Grad-Kroaci);
SULMUES: Kristijan Trapanovski (Sllavija Pragë-Çeki), Bojan Miovski (Rabotniçki), Bojan Kolevski (Vardar);

Leave a Reply