Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për shërbimet e futbollistit të Xhenoas, Diego Laksalt. “Rossonerët” janë duke përgatitur një ofertë interesante për Xhenoan, duke përfshirë në këtë marrëveshje edhe mesfushorin italian Andrea Bertolaçi, i cili aktualisht po luan në formë huazimi te kjo skuadër nga rradhët e Milanit.
Në numrin e saj të sotshëm “Tuttosport” ka publikuar një shkrim, sipas të cilit Milani do të orvatet që të ul çmimin e Laksalt (vlerësohet 10 milion euro), duke i dhënë Xhenoas njërin prej futbollistëve të saj, Andrea Bertolaçin, ose Xhanluka Lapadulan.
Edhe ky i fundit gjithashtu luan si i huazuar te Xhenoa nga rradhët e Milanit, ndërsa në marrëveshjen mes dy klubeve ekziston një klauzolë, sipas së cilës Xhenoa do të duhet të blejë kartonin e tij në fund të sezonit për një shumë prej 11 milion euro.
Laksalt po bënë një sezon të shkëlqyeshëm me fanellën e Xhenoas, ndërsa rikujtojmë se uruguaianin në Itali e kishte sjellë skuadra e Interit, për të cilën skuadër ai madje kishte regjistruar disa ndeshje, mirëpo jo zyrtare.