Nënkryetari i klubit të FC Shkupit, Omer Bunjaku në të ardhmen do të jetë edhe drejtor sportiv i kësaj skuadre. Lajmin është bërë i ditur në faqen zyrtare të FC Shkupit, me pronarin e klubit “bardhblu” Shefshet Demiri i cili ka vendosur që Bunjakun ta emërojë në postin e drejtorit sportiv, që deri tani e mbante portieri Suat Zendeli.
“Është një nder për mua që drejtuesit e klubit kanë treguar besim të madh tek unë dhe më kanë dhënë mundësi që të ushtrojë detyrën e re. Kjo është një përgjegjësi e madhe për mua, por edhe një shtytje , një nxitje që të dëshmojë vetëm edhe në këtë detyrë, për të cilën kam marë përkrahjen e plotë nga të gjithë. Mirëpo mund të t’iu them se kënaqësi e veçantë për mua është që pronari i klubit Shefshet Demiri, ka qenë iniciatori kryesor që të marë këtë detyrë, andaj besoj se me punë dhe përkushtim të plotë, do të arsyetojë besimin e tij , por edhe Bordit Drejtues të klubit. Natyrisht si klubi ashtu edhe unë , ndalgadal do të shkojmë drejt struktuimit të plotë, që në sezonin e ardhshëm të vendosim themelet edhe më të forta të struktuimit të brendshëm , me qëllim që FC Shkupi të ngritet në nivelet të më të larta të funksionimit dhe të vendos standarde evropiane si në pjesën organizative , ashtu edhe në atë të funksionimit të brendshëm” është shprehur Bunjaku për faqen zyrtare te FC Shkupit.