Mbrojtësi spanjoll i Realit të Madridit, Serhio Ramos ka hyrë në histori, si futbollisti me më shumë kartonë të verdhë të marrë në La Liga.
Ai u ndëshkua edhe në ndeshjen e fundit kundër Leganes të fituar nga Reali (1:3). Kartoni i verdhë në atë ndeshje ishte i 163-ti për spanjollin, i cili tashmë ka tejkaluar ish rekordmenin Albert Lopo, që ishte ndëshkuar plot 162 herë.
Fillimisht futbollisti andaluzian e barazoi rekordin në “Villamarin” ndaj Betisit, për ta thyer këtë mesjave ndaj Leganes.
Ramos mban edhe rekordin e kartonëve të kuq, pasi është detyruar të dalë nga fusha për shkak të masava ndëshkuese të gjyqtarëve plot 19 herë, duke thyer rreth një muaj më parë rekordin që ndahej mes Pablo Alfaros dhe Çavi Aguados.