Vardari në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Maqedonisë si vendas nxorri një barazim ndaj Shkëndijës, kjo ndoshta edhe për fajin e arbitrit Dimitar Meçkarovski, i cili ndikoi drejtpërdrejtë edhe në rezultatin përfundimtarë të takimit. E themi këtë pasi goli i barazimit i shënuar nga Huan Felipe erdhi nga një goditje dënimi inekzistente, ndërsa fare në fund një penalti e pastërt iu mohua skuadrës tetovare, që në këtë mënyrë kualifikimin për në gjysmëfinale do të duhet ta kërkoj në ndeshjen e kthimit.
Në minutën e 78-të shihet qartë se Armend Alimi arrinë i pari te topi dhe ia del ta devijoi atë para armenit Barsegian (rastin në fjalë në videon më lartë mund ta ndiqni në minutën 4:43), mirëpo kjo për arbitrin Meçkarosvki kishte të bëjë me goditje dënimi, nga e cila braziliani Huan Felipe realizoi një super gol për barazim të rezultatit.
Rasti i dytë në të cilin arbitri kryesor ndikoi drejtëpërdrejtë ishte ai i minutës së 89-të, kur pas harkimit, apo goditjes direkte të Ferhan Hasanit nga gjuajtja e lirë, portieri Gaçevski devijoi topin mirëpo vetëm deri te Nikolla Gligorov, i cili nga videoja më poshtë shihet qartë se kishte prekur topin me dorë, mirëpo në këtë rast bylbyli i arbitrit Meçkarovski nuk u dëgjua, ashtu që në fund skuadrat u ndanë me barazimin 1:1.
Një pamje tjetër ku shihet më pastër, prekja me dorë e topit nga ana futbollistit të Vardarit, Nikolla Gligorov!
Публикувахте от infosport.mk в 21 февруари 2018 г.
Është ky barazimi i dytë identik brenda një jave mes dy skuadrave më të mira në vend, pas atij në kuadër të javës së 19-të në elitën e futbollit vendor. Ndeshja e rradhës mes këtyre dy skuadrave në program është me 7 mars, atëherë kur do të diskutojnë çështjen e udhëtuesit për në gjysmëfinale.