Sevilja dhe Junajtedi gjithçka lënë për ndeshjen e kthimit në Angli

Sevilja dhe Mançester Junajtedi kanë barazuar pa gola në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Në “Ramon Sançez Pizhuan” të dyja skuadrat edhe për gjatë 90-të minutave nuk arritën të gjejnë rrugën e duhur drejt golit. Skuadra andaluziane ishte më e mirë, megjithatë nuk arriti që të mposhtë të disponuarin David De Gea, i cili thjeshtë ishte më i miri në rradhët e “Djajve të Kuq”.

Në këtë mënyrë Murinjo vazhdoi të mos shijojë disfatë në ndeshjet mes skuadrat që ka udhëhequr kundër Seviljës në “Ramon Sançez Pizhuan”. Për strategun portugez ishte kjo ndeshja e 9-të që largohet pa disfatë nga kjo fushë, e cila shpeshherë është treguar e zjarrtë për shumë skuadra të mëdha.

Leave a Reply