Zahov shumë pak mungonte që të shënoj autogol (VIDEO)

Shkëndija e ka mbyllur me barazim 1:1 ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Maqedonisë. Në ndeshjen e zhvilluar në arenën “Filipi i Dytë” të dyja skuadrat shënuan nga një gol gjatë pjesës së dytë, e cila rezultoi të jetë shumë më interesante, njofton “infOSport.mk”.

Gjatë kësaj pjese një gabim i portierit Zahov mund ti kushtonte shumë Shkëndijës. Kur po niste minuta e 56-të Mevlan Adili në tentativë për të pastruar para futbollistëve kundërshtarë, riktheu topin deri te portieri Zahov, i cili nuk arriti që të pranonte të njëjtin, mirëpo fati i tij i mirë ishte që topi nga shtylla u devijua në rivënie nga këndi.

Kjo nuk është hera e parë që Zahov në ndeshjet me Vardarin bënë gabime të këtilla, të cilat në të kaluarën i kanë kushtuar edhe me gol në rrjetën e tij.

Gabimi i Kostadin Zahov

Ai gabimi i Kostadin Zahov ne minuten e 56-te, kur mund ti kushtone shume shtrenjte Shkendijes!

Публикувахте от infosport.mk в 21 февруари 2018 г.

Leave a Reply