Edin Xheko gjatë verës mund të ndryshojë skuadër, por jo edhe kampionat. Një gjë të tillë pohojnë mediat italiane, sipas të cilave Xheko mund të veshë fanellën “kuqezi” të Milanit.
Është “Tuttosport” ajo që ka publikuar këtë lajm, duke pohuar njëkohësisht se sulmuesi boshnjak do të ishte zgjidhja perfekte për sulmin e skuadrës së drejtuar nga Xhenaro Gatuso.
Sulmuesi shtatlartë ishte pranë Chelsea-s në merkaton e janarit, por marrëveshja nuk u arrit, ndërsa sipas “Tuttosport” largimi i tij nga Roma është thuajse i sigurt në merkaton e verës.