Një ditë para ndeshjes me Shkëndijën në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, trajneri i Vardarit, Çedomir Janevski ka folur për mediat, duke theksuar se prioritet i ekipit të tij është vetem fitorja.
“Para nesh janë dy ndeshje kundër Shkëndijës në Kupë, takimin e parë e luajmë në shtëpi. Duhet të luajmë mirë si në ndeshjen e parë të gjysmësezonit pranveror. E dimë se këto ndeshje janë të vështira për tu zhvilluar si në shtëpi poashtu edhe si mysafir, për shkak se kemi përballë kundërshtarë kualitativ. Do të mundohemi që ta fitojmë ndeshjen e parë. Do të jetë më ndryshe nga ai që e zhvilluam të dielen ndaj Pobedës. Përsëri do e them, që nga Vardari kërkohet fitore në të gjitha kompeticionet që garon, ashtu do të jetë edhë në Kupën e Maqedonisë, ku dëshirojmë të arrijmë sa më shumë që të fitojmë trofeun. Shkojmë hap pas hapi, do të jenë dy ndeshje të vështira, megjithatë do të japim gjithçka nga vetja që të kalojmë në raundin tjetër”, ka thënë Janevski.