Dy futbollist nga shkolla e futbollit Shkupi janë ftuar nga Kombëtarja U15 e Shqipërisë. Bëhet fjalë për futbollistët Erion Shuku dhe Jon Celiku, të cilët kanë qenë nën trajnimin e trajnerit të kësaj gjenerate, Enes Qaili.
Federata e Futbollit të Shqipërisë përmes një letre zyrtare drejtuar FC Shkupit iu ka bërë ftesë dy futbollistëve në fjalë. Kombëtarja “kuqezi” U15 do të grumbullohet me 21-24 shkurt, që në mesin e tyre do të jenë edhe dy shkupjanët Shuku dhe Celiku. /InfOSport.mk