Mançester Junajtedi ka arritur që të kualifikohet për në gjysmëfinalet e Liga Europës, mirëpo vetëm pas kohësh shtesë, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 1:1, rezultat ky i njëjtë sikurse në ndeshjen e parë në Belgjikë.
Armeni Henrikh Mikhitarjan kaloi në epërsi Junajtedin vetëm pas 10 minutave lojë, derisa golin e barazimit për Anderlehtin që e dërgoi ndeshjen në kohën shtesë e realizoi Hani në minutën e 34-të.
Në minutat shtesë dy herë nga 15 minuta ekipi i Hoze Murinjos ishte dukshëm më i mirë, ndërsa një gjë e tillë dha rezultat në minutën e 107-të, kur Markus Rashford shënoi golin e fitores për rezultat 2:1, duke i dhënë në këtë mënyrë kualifikimin ekipit anglez që konfirmohet si pretendenti kryesor në këtë kompeticion.