Orhan Miftari të dielën me fanellën e Vllaznisë së Pozheranit bëri një super debutim, duke shënuar golin e parë në Superligën e Kosovës, njofton “infOSport.mk”. Shkupjani 23-vjeçar realizoi golin e vetëm për skuadrën nga Pozherani, që në fund pësoi disfatë në ndeshjen e parë të stinorit pranveror në transfertë nga skuadra e Lirisë së Prizrenit.
Miftari gjatë merkatos së dimrit nga rradhët e Makedonija Gjorçe Petrovit u transferua në futbollin kosovar, ndërsa bashkë me të edhe portieri shkupjan, Fatjon Ibrahimi.
Dy golëshi i Artur Maganit, ishte vendimtar për fitoren e parë të Lirisë në stinorin pranveror ndaj Vllaznisë, me rezultat 2:1
Публикувахте от Sporti në KTV в 18 февруари 2018 г.