Zakonisht Lionel Messi është futbollisti i Barcelonës që thyen rekorde në La Liga, mirëpo kësaj rradhe është bashkëlojtari i tij Paulinjo, që ka bërë një gjë të tillë. Braziliani kështu bëhet futbollisti i parë në La Liga pa asnjë humbje në 23 ndeshje. Gjatë kësaj periudhe Barcelona ka regjistruar 18 fitore dhe 5 barazime.
Braziliani i cili arriti gjatë verës së kaluar te Barcelona për një shumë prej 40 milion euro, ishte në qendër të kritikave dhe talljeve në fillimin e tij në “Kamp Nou”, mirëpo më pas ai u shndërrua në një ndër futbollistët kryesor të skuadrës “katalunase”, për të cilën skuadër mungoi vetëm në ndeshjen e parë të sezonit.
Në të gjitha 23 ndeshjet mesfushori brazilian regjistroi 8 gola dhe 2 asistime me Barcelonën.