Aviokompania “Emirates” mbetet sponzor i Arsenalit deri në fund të sezonit 2023/2024. Një gjë e tillë u bë e ditur gjatë ditës së sotme, pas nënshkrimit të kontratës mes të dyja palëve. Nga ekipi londinez njoftuan se kjo është marrëveshja me e madhe sponzoriale për logo në fanellat e një ekipi e nënshkruar ndonjëherë, mirëpo duke mos dhënë detaje rreth të njëjtës.
Sipas mediave britanike kjo marrëveshje kap shifrën e 200 milion sterlinave.
Si pjesë e marrëveshjes aviokompania do të ruajë të drejtën e emrit të stadiumit :Emirates” deri në vitin 2028. Kontrata aktuale për emrin e stadiumit skadonte deri në vitin 2021.
“Emirates” kontratën e parë sponzoriale me Arsenalin e nënshkroi gjatë vitit 2004, ndërsa që nga viti 2006 emri i kompanisë qëndron edhe në fanellat e skuadrës londineze.