Shkupjani Miftari debuton me gol te Vllaznia e Pozheranit

Shkupjani Orhan Miftari ka debutuar me gol me fanellën e Vllaznisë së Pozheranit në Superligën e Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

23-vjeçari Miftari shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij të re në ndeshjen e parë të stinorit pranveror, mirëpo që në fund nuk u tregua i mjaftueshëm për një rezultat pozitiv nga transferta ndaj Lirisë në Prizren.

Orhan Miftari golin e vetëm për skuadrën e Vllaznisë së Pozheranit e realizoi në minutën e 53-të, duke iu kundërpërgjigjur golit të shënuar dy minuta më parë të Artur Maganit, i cili në fund doli të rezultojë deçiziv për skuadrën e Lirisë, pasi në minutën e 60-të realizoi edhe golin e dytë personal dhe të fundit të këtij takimi, duke ia siguruar fitoren skuadrës prizrenase, që tashmë figuron lartë në tabelën e klasifikimit.

Pas 19 xhirove Liria ndodhet në pozitën e katërt me 31 pikë, ndërkohë Vllaznia e Pozheranit mbetet në pozitën e fundit me vetëm 8 pikë të tubuara. Ndryshe sa i përket Orhan Miftarit, ky i fundit te Vllaznia e Pozheranit u transferua gjatë merkatos së këtij dimri, duke u transferuar nga rradhët e Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa bashkë me të te skuadra nga Pozherani u transferua edhe portieri shkupjan, Fatjon Ibrahimi.

Leave a Reply