Trajneri i FC Shkupit Ardian Nuhiu mendon se rezultati përfundimtarë 0:3 në favor të Shkëndijës në ndeshjene sotme të zhvilluar në Shkup, nuk është edhe epilogu real i këtij takimi, sidomos nga ajo që të dyja skuadrat treguan gjatë 45 minutave të para.
“Mendoj që shkoj rezultati shumë thellë, nuk ishte i drejtë nga ajo që treguan të dyja ekipet. Mendoj se ishte një pjesë e parë e barabartë, mirëpo pësuam një gol nga këndi. Pjesa e dytë d.m.th pas penaltisë, edhe unë si trajner rrezikova, desha që të jem më ofenziv, edhe penaltia sipas fjalëve të kapitenit Suat Zendeli, unë bisedova, dhe tha që nuk e preka, mirëpo atë do e shohim përmes videos, si do që të jetë e uroj skuadrën e Shkëndijës për fitoren, është vetëm fillimi i kampionatit, shofim në ndeshjen e rradhës” – tha Ardian Nuhiu pas përfundimit të ndeshjes kundër Shkëndijës të zhvilluar në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, në të cilën skuadra e tij pësoi disfatë 0:3.
FC Shkupi ndeshjen e rradhës e zhvillon në transfertën në Manastir kundër Pobedës, teksa Shkëndija në Tetovë do të mirëpret Akademia Pandevin.
Deklarata e trajnerit te FC Shkupit, Ardian Nuhiu pas ndeshjes me Shkendijen!
Публикувахте от infosport.mk в 18 февруари 2018 г.