Shkëndija pjesën e parë e ka mbyllur me epërsi minimale 0:1 ndaj FC Shkupit në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Autorë i golit të vetëm gjatë 45 minutave të para ishte mbrojtësi Ardian Cuculi, i cili u tregua më i gjindshëm në minutën e 33-të, kur Ferhan Hasani harkoi nga rivënia e këndit, ndërsa futbollisti kërçovarë me kokë arriti që të mposht portierin Suat Zendelin.