Murati: Ndaj Shkupit do të luajmë vetëm për fitore (VIDEO)

E diela në futbollin vendor do të na rezervojë një super ndeshje, atë midis FC Shkupit dhe Shkëndijës, skuadra këto që kanë pretendime shumë të larta këtë edicion. Skuadra tetovare si asnjëherë më parë është shumë pranë për tu kurorëzuar me titullin e kampionit, teksa FC Shkupi pas shumë vitesh mund të futet në garë për një vend në garat europiane, njofton “infOSport.mk”.

Gjitha këto të dhëna na bëjnë të besojmë se nesër në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari do jemi dëshmitarë të një futbolli cilësor, ku sipas mbrojtësit Mevlan Murati, në fund do të jetë Shkëndija ajo që do i gëzohet fitores.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, besoj edhe nga kushtet që ofron stadiumi, por ne do të japim maksimumin tonë për të arritur një rezultat pozitiv, që do të thotë fitore patjetër. Vijmë nga një shumë e vështirë kundër Vardarit, ku arritëm të mbajmë barazpeshën e pikëve, në +8, ajo është një gjë shumë e mirë dhe shumë pozitive për ne. Jemi të motivuar shumë dhe patjetër shkojmë për fitore në Shkup” – tha Mevlan Murati, futbollist ky që një kohë si i huazuar kishte luajtur edhe për FC Shkupin.

Ndeshja Shkupi – Shkëndija starton në ora 14:00, ndërsa do të drejtohet nga arbitri nga Strumica, Marjan Gocevski.

 

Leave a Reply