Futsal Shkupi mundi Velesin 3:2 në derbi ndeshjen e javës së 19-të në elitën e futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Në një super ndeshje të zhvilluar para tribunave të mbushura në palestrën “Enver Idrizi”, Futsal Shkupi në fund me plotë meritë arriti deri te tre pikëshi, me ç’rast tashmë kryeson renditjen me 39 pikë, dy më shumë se Velesi.
Erkan Seferi në minutën e 6-të kaloi në epërsi Futsal Shkupin, me të cilin gol u mbyll edhe pjesa e parë.
Pjesa e dytë ishte shumë interesante, ku u shënuan 4 gola, nga dy në secilën pjesë, ku Futsal Shkupi arriti të avansonte me rezultatin 3:0, falë golave të shënuar nga Ylber Alili dhe Ismet Ceka.
Pas kësaj epërsie të thellë mysafirët vendosën të luajnë me skemën 5+1 (pa portier), me ç’rast përmes Andov dhe Rangotov ngushtuan epërsinë në 3:2, që njëherit doli të jetë edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimi.
Ndeshjen e rradhës Futsal Shkupi e zhvillon në transfertë ndaj Ciko-s.