Renova dhe Sileksi hapin javën e 20-të në LPFM

Me ndeshjen ndërmjet Renovës dhe Sileksit hapet java e 20-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë zhvillohet në Tetovë, ku Renova shpreson të arrijë edhe fitoren e parë të stinorit pranveror, pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë ndaj Rabotniçkit në Shkup.

Në anën tjetër për Sileksin kjo do të jetë ndeshja e parë e këtij stinori, duke pasur parasysh se ndeshja ndaj Skopjes që duheshe të zhvillohet në mesjavë u anulua për shkak kushteve klimatike.

Ndeshja midis Renovës dhe Sileksit  starton në ora 14:00, dhe e njëjta do të drejtohet nga arbitri Konstantin Vllahov.

Leave a Reply