Një ndër stadiumet më të bukura në vendin tonë që plotëson kushtet për ndeshje të elitës së futbollit, “Mladost” këtë vit do të mbetet pa ndeshje të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë. Ishte Akademia Pandev, skuadra që gjysmësezonin e parë i zhvillonte ndeshjet në këtë impiant, mirëpo tashmë kjo skuadër ka vendosur që të njëjtat ti zhvillojë në Kukush, në stadiumin e Turnovës. Deri te një gjë e tillë erdhi për shkak mos arritjes së marrëveshjes së drejtuesve të Akademia Pandev me pronarin e Bellasicës, Slavço Vaskov – Pinda, që njëherit është edhe koncesioneri kryesor i stadiumit “Mladost”.
Ky i fundit ka kërkuar më shumë të holla nga vlera e deritanishme që paguante skuadra e Akademia Pandev për ti zhvilluar ndeshjet e saj në stadiumin “Mladost”. Sipas marrëveshjes së deritanishme, drejtuesit e Akademia Pandev pronarit të Bellasicës i kanë paguar 725 mijë denarë plus TVSH për 10 ndeshje kampionale, mirëpo i njëjti tashmë përveç kësaj shume ka kërkuar nga ana e tyre që edhe drekat apo darkat ti hanë në restoranin e stadiumit.
Në videon më poshtë në gjuhën maqedonase mund të ndiqni deklaratat e Jugosllav Trençovskit të Akademia Pandev dhe Slavço Vaskov – Pinda të Bellasicës, dhënë për TV lokale “VIS”: