Skuadra e Gironas që këtë vit u ngjit në mesin e më të mirëve në elitën e futbollit spanjoll, po bënë mirë këtë edicion, pasi nga ndeshja në ndeshje po luan mirë e më mirë. Skuadra “katalunase” në ndeshjen e parë të javës së 24-të në La Liga në teren vendas mundi ekipin e Leganes me rezultatin e pastërt 3:0.
Kristian Stuani hapi serinë e golave në këtë ndeshje, duke qenë i saktë nga pika e bardhë në minutën e 23-të, ndërsa Porte 9 minuta para pushimit shënoi edhe golin e dytë. Rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Girona 3, Leganesi 0 e vendosi Huanpe me golin e realizuar në minutën e 85-të.
Falë kësaj fitore Girona tashmë figuron lartë në renditje, duke u pozicionuar në vendin e 8-të me 34 pikë, teksa Leganesi mbetet në kuotën e 29 pikëve dhe aktualisht mban pozitën e 12-të.