Çelzi dhe Lesteri janë dy skuadrat që kanë kaluar në çerekfinale të FA Kupës angleze. Skuadra e trajnerit Antonio Konte në “Stemford Brixh” me rezultatin e thellë 4:0 mundi Hull Sitin, edhe atë falë golave të shënuar nga Pedro, Zhiru dhe një dopiete të shënuar nga Vilian, i cili në çastet e fundit të takimit shumë pak mungonte që të rrumbullaksonte “tripletën” e tij, por që goditja nga distanca u ndal në shtyllë.
Që të gjithë golat në këtë ndeshje u shënuan gjatë fraksionit të parë, ndërsa ashtu nuk ndodhi në ndeshjen tjetër çerekfinale midis Lesterit dhe Shefilld Junajtedit, pasi skuadrat gjatë 45 mintave të para në pushim shkuan me rrjeta të paprekura.
Në pjesën e dytë një gol i shënuar nga Vardi në minutën e 66-të i siguroi Lesterit një vend në mesin e 8 skuadrave më të mirë të FA Kupës, që me ndeshjet e saj vazhdon nesër.