Denver Nagets ka mposhtur Milluokin në mbrëmjen e radhës në NBA, me rezultatin 134:123, me protagonistë kryesor Nikola Jokiç dhe Antetokunmpo.
Milluoki u rezistoi “Nagetsave” vetëm deri në fillimin e periudhës së dytë, që më pas Denveri të merrë frerët e lojës në duar, madje duke arritur të krijojë edhe një diferencë prej 23 pikësh në fillimin e 12-minutëshit të fundit.
Jokiç ishte i papërmbajtshëm te Denveri, duke regjistruar një bilanc prej 30 pikëve, 15 topave në tabelë dhe 17 asisteve, ndërkohë në anën tjetër më i spikaturi te Minesota rezultoi të jetë greku Antetonkunmpo, që në fund këtë ndeshje e mbylli me 36 pikë, 11 topa në tabelë dhe 13 asiste.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Minesota mposhti Los Anxheles Lejkersin me reuzltatin 119:111. Në “Target Center” në Mineapolis, lejkersat ishin më të mirë gjatë periudhës së parë, duke e mbyllur atë në favorin e tyre me 5 pikë (39:35), teksa periudha e dytë foli në të mirë në Minesotas (27:26), që megjithatë në pushim shkuan me një disavantazh, (62:65). Periudha e tretë foli sërish për “lejkersat” (22:26), mirëpo në periudhën e fundit ishin vendasit ata që shkëlqyen dhe që krijuan një epërsi prej plotë 15 pikësh (35:20), kur edhe bënë diferencën e duhur që në fund fitorja të ju takojë atyre.
Te Minesota, Gibson me 28 pikë dhe Xhimi Batler me 24 ishin më të mirët në parket, teksa te LA Lejkers me lojë të mirë u dallua, Randle, që ndeshjen e mbylli me 23 pikë.