Skuadra e Shkupit me sukses e ka filluar stinorin pranveror, pasi të shtunën në ndeshjen ndaj Akademija Pandev shënoi fitore të thellë, 5:2.
Megjithatë trajneri Ardian Nuhiu dhe futbollistët nuk kanë kohë për të humbur, pasi e diela (18.02.2018), sjell duelin e javës së 20-të, kur përsëri në stadiumin “Boris Trajkovski”, në lagjen Maxhari të Shkupit, “bardhekaltërit” do të përballen me kryesuesit aktual të tabelës, ekipin e Shkëndijës.
Gjatë ditës së djeshme skuadra nga Çairi është kompletuar, pasi që në stërvitje janë paraqitur edhe përforcimet e fundit, si Toni Tipuriç, Emre Xhan Atila dhe ardhja e fundit, futbollisti 20 vjeçar, Valentin Kocoski, i cili vjen nga rradhët e Horizont Turnovës.