Jasir Asani nuk do të luaj në ndeshjen derbi të së dielës kundër Vardarit në stadiumin e Çairit. Një gjë të tillë ka konfirmuar vetë futbollisti i Shkupit, përmes profilit të tij në “facebook”, ku kishte shkruar: “Të dillen nuk do jem në 11 e parë të ekipit, po do jem me lojtarët e 12 të klubit, dhe me zërin tonë dhe mundin e lojtarëve do arimë ti ndalim pikët në Çair.🔵⚪️👊💪”.
Asani kishte dërguar një kërkesë personale deri te ish klubi i tij për ta lejuar atë për të qenë pjesë e derbi ndeshjes së dielës, mirëpo një kërkesë e tillë nga ana e futbollistit shkupjan, ishte refuzuar nga ana e drejtuesve të Vardarit, nga e cila skuadër Asani në formë huazimi gjatë merkatos së janarit arriti te skuadra “bardhekaltër” nga Çairi.
Kjo edhe për faktin se në marrëveshjen mes këtyre dy klubeve ekzistonte marrëveshje që Asani të mos luaj në ndeshjet kur Shkupi do të përballej me Vardarin.
Megjithatë Jasiri premton se do të jetë futbollisti i 12-të i Shkupit të dielën, njëjtë sikurse edhe “Shvercerat”, të cilët premtojnë një spektakël të paharuar.