Presidenti i UEFA-së, Aleksander Çeferin bashkë me presidentin e FFM-së, Ilço Gjorgjioski dhe zëvendëskryeministrin e Qeverisë së RM-së, Koço Angjushev edhe zyrtarisht lëshuan në përdordim objektin e ri kapital të Federarës së futbollit të Maqedonisë – hapsirat e reja për akomodim për Akademinë e FFM-së dhe përfaqësueset e reja nacionale.
“Nëse ju definojnë sipas veprave, e jo nga fjalët, kjo don të thtoë se i’a keni arritur suksesit. Sot është ditë e madhe, jo vetëm për Federatën e futbollit të Maqedonisë, por edhe për futbollin e Maqedonisë në përgjithësi. Me lëshimin në përdorim të hapsirave banesore në kuadër të “Shtëpisë së futbollit”, në mënyrë shtesë kyçim federatën tonë në rrethin e zhvilluar europian. Kur para tre viteve, Federata e futbollit të Maqedonisë hyri në programën e re të UEFA-së për zhvillim, qartë dhe me plan të detajuar prezantuam mundësitë ideale për futbollin tonë të moshave. Me program, kushte dhe metoda për punë, ndërsa më së shumti vëmendje i kushtuam “Akademisë së futbollit”. Vizioni jonë ishte të prezantojmë Akademinë si institucion udhëheqës i këtij lloji në Maqedoni, me dëshirë të vetme futbollistët tanë të ri t’i përgatisim për periudhën që vjen, si shkollë për të ardhmen. Kemi arritur të bartim përvojë europiane për punë me kategori të reja, trajnerët tanë shkonin për trajnime në qendrat e UEFA-së dhe në seminare me programe praktike duke fituar edukimin e nevojshëm të për zhvillim të futbollistëve të rinjë. Lëshimi në përdorim i kapacitetit banesor është përmbyllje e projektit “Akademia e FFM-së dhe UEFA-së” dhe kompletim infrastrukturor i qendrës sportive “Petar Milloshevski”, tha presidenti i UEFA-së Aleksandar Çeferin në fjalimin e tij.